Vota për LDK-në, votë për Gjilanin kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik

Postuar: 10:44 / 13.10.2017

Të garosh për të udhëhequr një komune është të kesh besim se mund t’ia dalësh mbarë, të kesh besim se ke përkrahje qytetare, të kesh besim se nuk do i zhgënjesh njerëzit e vendit tënd.

Shkruan: Faton Bislimi
 
Derisa po hyjmë në fazën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 22 tetorit, dite e më shumë po thellohet diferenca kualitative, e qartë dhe publike në mes të kandidatit që e njeh komunën dhe problematikat e saj, hallet dhe dertet e qytetarëve dhe atyre që pretendojnë dhe kamuflojnë me çështje periferike për interes të ngushtë personal e partiak.
 
Diferenca, po ashtu, është evidente edhe në kontekst të përvojës dhe realizimit me sukses të projekteve madhore në të mirë të Gjilanit nga njeri kandidat, dhe pengesa të vazhdueshme dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara nga, të paktën, dy kandidatët tjerë.
 
Andaj, qytetari i Gjilanit e ka të lehtë të vendosë kësaj here. Ai duhet zgjedhe në mes një kandidati që kërkon rikonfirmim të besimit për të çuar deri në fund realizimin e platformës qeverisëse që për target kyç ka interesin publik në njërën ane, dhe atyre që postin e të parit të Gjilanit e shohin si realizim të ambicieve të tyre personale ose të diktateve te partisë dhe shefave të vet, në anën tjetër!
 
Besa dhe shpresa për këtë vend çojnë vetëm ne njërën ane të kësaj medalje – në përcaktimin qytetar për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin Lutfi Haziri! Sepse me LDK-në dhe Kryetarin Haziri ne i themi “po” Gjilanit si kryeqendër të zhvillimit kulturor dhe socio-ekonomik të vendit, Gjilanit si promotor i bashkëpunimit ndërkufitar e ndërkombëtar, Gjilanit si qendër e vlerave kombëtare, Gjilanit si djep i demokracisë ku baci respektohet për bac, profesori për profesor, inxhinieri për inxhinier, dhe lideri për vizion e përkushtim!
 
Respekt për të gjithë, por vote vetëm për vizionin e qartë për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Vote vetëm për numrin 47, për LDK-ne dhe Lutfi Hazirin, per Lidhjen për Gjilanin, me Gjilanin, dhe nga Gjilani!/InfoKomuna/