Kryetari i Parteshit lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës
ParteshPostuar: 16:20 / 23.02.2018
Gjykata e Apelit vlerëson se në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar në shkallë të parë, rezulton se në veprimet e të akuzuarit, D.N., të cilat i kishte ndërmarrë në cilësi të kryetarit të Komunës së Parteshit, nuk përmbushen elementet e veprës penale, në fjalë.
Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen faktike të vërtetuar në këtë çështje penale-juridike, Gjykata e Apelit vlerëson se nuk është e nevojshme procedim i mëtutjeshëm i provave të reja, me qëllim të vërtetimit të fakteve të tjera, apo për shqiptimin e fakteve ekzistuese, andaj, në praninë e fakteve të vërtetuara për aplikimin e drejtë të ligjit penal, kjo gjykatë nxjerrë konkludim tjetër nga ato që ka aprovuar gjykata e shkallës së parë.