Dhurohet donacion për familjet e prekura nga vërshimet në Komunën e Pejës

PejëPostuar: 17:40 / 02.08.2023

Me këtë aktivitet synojnë të kontribuojnë në ekonomitë familjare dhe t'ju dalin sadopak në ndihmë në këto rrethana të jashtëzakonshme.

Misioni u përmbush me aktivizimin vullnetarë te anëtarëve të klubeve Lions dhe Leo, me mbështetjen e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, me bashkëpunimin me shtabin emergjent, si dhe me Kryetarët e Këshillave Lokale.

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Pejë shpreh falënderim dhe mirënjohje për organizatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët, të cilët në kohë të vështira gjithnjë kujdesen për mirëqenien e qytetarëve.