Është mbajtur Konsultimi Publik për Draft-Planin e Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës në Pejë 2024-2026
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj - Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit, pra sot jemi këtu në cilësinë e Ekipit Komunal për të Drejtat e Fëmijës, ku qëllimi i planit është sigurimi i mirëqenies së fëmijëve në komunën tonë, ndërsa ekipi është themeluar në bazë të ligjit për mbrojtjen e fëmijës, që e obligon secilën komunë, që të themelojë një ekip të tillë.
Peja është komuna e parë, e cila ka themeluar ekipin në fjalë, që përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i ekzekutivit komunal.
Kryesues i këtij ekipi është Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Zëvendëskryesuese e ekipit është Drejtoria për Mirëqenie Sociale, Drejtori i Arsimit, Drejtori i Shëndetësisë, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtori i Financave, pastaj kemi përfaqësues nga Komiteti për Politikë dhe Financa, nga Komiteti për Komunitete, nga Policia e Kosovës, një zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, një zyrtar nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, si dhe një përfaqësues të organizatës së shoqërisë civile, pra në këtë rast Syri i Vizionit.
Ekipi në fjalë pas disa punëtorive me radhë ka arritur të finalizojë një plan, i cili është prezantuar edhe para jush dhe ka qenë i qasshëm në webfaqen e Komunës së Pejës, pas dhënies së miratimit nga Kuvendi Komunal, ku prej datës 06.07.2023, secili prej jush dhe nesh ka pas mundësi, që të analizohet plani në fjalë dhe sot me i paraqit rekomandimet, sugjerimet apo propozimet e juaja, që janë të mirëseardhura për neve dhe do të shërbejnë, që plani të finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke e ditur, që secili prej nesh jemi të interesuar, që mirëqenia e fëmijëve me qenë prioritet i joni. Më lejoni të falënderojë organizatën Syri i Vizionit, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për hartimin e këtij plani, të cilët nëpërmjet projektit me Save the Children kanë arritur me angazhu edhe ekspertizën, që ka qenë një ndihmesë shumë e madhe për ne dhe ta ngrisë intensitetin e punës për realizimin e këtij plani.