Fatmir Gashi: Unë e kam formulën ekonomike

PejëPostuar: 21:46 / 13.10.2017
“Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar”, ka thënë Gashi në këtë vizitë.

Aktivitetet e Fatmir Gashit në faqen zyrtare në Facebook janë tregues për tetë deri në dhjetë vizita brenda ditës.

Postimi i plotë i Gashit:

"Ringovi i ri – gjigandi embelmatik dhe identifikues i Pejës dikur dhe sot.

U pritëm në vizitë nga stafi punues dhe menaxheri z.Ismet Buçaj. Këto ndërmarrësi kërkojnë me të drejtë përkrahje dhe infrastrukturë komunale e shtetërore për të vazhduar suksesin në rivitalizim. Me mekanizma mbështetës dhe linjë të re këtu mund të punësohen 500 punëtorë. Unë e kam formulën për këto. Ne e kemi programin e shkruar." 
/InfoKomuna/