Filluan Dëgjimet buxhetore për Projekt - Buxhetin e komunës së Pejës për vitin 2024
Këto dëgjime janë organizuar nga Kryetari i Komunës së Pejës në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, si dhe Zyrën për Informim Publik.
Qëllimi i këtyre dëgjimeve është të merren kërkesat e qytetarëve nga secili përfaqësues, pastaj t'i nxjerrin prioritetet në bazë të kapaciteteve buxhetore për hartimin e buxhetit të Komunës për vitin 2024.
Sot, në ora 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës është mbajtur dëgjimi publik me OJQ, Shoqëri Civile dhe Klube Sportive.
Në këto takime ishin prezent Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Kryesuesi i Kuvendit të Pejës, Rexhep Kurtbogaj, Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj, të cilët po tregojnë transparencë ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj i përshëndeti të pranishmit, të cilët i njoftoi s'e ne jemi në proces buxhetor për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, po ashtu edhe për 2025-2026, ku Qarkoren e Parë Buxhetore e kemi pranuar në muajin maj në bazë, të të cilës fillojnë përgatitjet fillestare dhe në kushte normale është dashur, që ta kemi edhe Qarkoren e Dytë Buxhetore dhe t'i dijmë saktë kufijtë buxhetor, por deri më sot nuk e kemi pranuar, pavarësisht kësaj ne duhet të vazhdojmë me proces buxhetor edhe me planifiku buxhetin e vitit 2024, pra në total me qarkore të parë përcaktimi ka qenë, që Peja me i pas diku rreth 37 milionë euro buxhet, prej të cilave kategoria e pagave dhe mëditjeve tërheq masën më të madhe të buxhetit 17 milionë e 700 mijë, ndërsa pjesa e dytë pjesa e investimeve kapitale pritet, që të jetë diku rreth 12,5 milionë, mallra dhe shërbime do të jenë rreth 5.1 milionë, ndërsa ajo, që do t'ju interesoj më shumë është pjesa e subvencioneve, pra këtë vit i kemi pas 800 mijë, ndërsa në bazë të kërkesës sonë fillestare për vitin e ardhshëm t'i kemi 1 milion e 30 mijë dhe t'i rrisim subvencionet në mënyrë, që t'ju dalim në ndihmë kërkesave të OJQ-ve, Klubeve Sportive edhe të tjerëve, ndërsa pjesa e fundit është pjesa e shpenzimeve komunale, që planifikohet, që rreth 1 milion Komuna t'i ndajë për ndriçim publik dhe pagesat për obligime të tjera. Tani, po Ju lë hapësirë juve, që t'i parashtroni kërkesat e juaja.
Takimet për dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë në të gjitha Bashkësitë Lokale dhe do të evidentohen të gjitha kërkesat e qytetarëve.