Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë pranon donacion nga IOM-i me mjete konkretizimi - laborator shkencor
Buxheti total i donacionit është 29,752.00 mijë euro, prej të cilave kontributi i EU - CSP IV është 21.752.00 mijë euro, ndërsa kontributi i Komunës së Pejës është 8,000.00 mijë euro.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i falënderoj përfaqësuesit e IOM-it, Albiana Çavolli dhe Aida Pejcinovic - Musa për ndihmën, që janë duke na e dhënë, sepse në këtë mënyrë, po na ndihmojnë shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, siç është laboratori shkencor, i cili do t'i plotësoj kërkesat e nxënësve dhe mësimdhënësve të gjimnazit "Bedri Pejani" të Pejës.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega theksoi s'e këto kabinete kanë një vlerë të jashtëzakonshme, sepse nxënësit nuk mbesin veç me pjesën teorike, por fokusohen edhe në çështjen praktike dhe mbamendjen do ta ngrisin në një nivel tjetër.
Drejtori i gjimnazit "Bedri Pejani" të Pejës, Musa Nikçi i falënderoj IOM-in, për donacionin, i cili i ka katër veçori, që janë kimia, biologjia, fizika dhe gjeografia, duke përfshirë edhe lëndën e matematikës. Ky kabinet do e kthej edhe çështjen praktike, prandaj Ju falënderoj të gjithë juve, që keni dhënë kontribut, mësimdhënësit, të cilët do të punojnë me këto mjete, nxënësit, të cilët do të jenë pjesë e tyre dhe të gjithë së bashku do të kemi avancim të rezultateve të reja.
Programi IV (EU - CSP IV), i cili është një program i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MCR).