Inaugurohet projekti i serrave dhe pajisjeve për tharjen dhe paketimin e frutave dhe perimeve në OJQ "Duart Plotë Mëshirë" në Vitomericë të Pejës
Inaugurimin e projektit e kanë bërë Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Drejtoresha e OJQ "Duart Plotë Mëshirë", Najqe Kelmendi dhe Koordinatorja për projekte në regjionin e Pejës në IOM, Albiana Çavolli.
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian EU-CSP IV në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, si dhe është implementuar nga IOM me bashkëfinancim të Komunës së Pejës.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ju uroj Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale dhe ju dëshiroj suksese në kultivimin e perimeve organike me pajisje moderne, sepse nga sot kjo qendër do të ketë mundësi, që të sigurojë ushqimin e shëndetshëm për pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme, të cilët janë pjesë e kësaj qendre, si dhe familjeve me gjendje të vështirë socio-ekonomike.