Komiteti për Politikë e Financa në Komunën e Pejës mbajti takimin e radhës
Në këtë takim u shqyrtuan dhe miratuan propozimet e paraqitura nga Drejtoritë përkatëse dhe Kryetari i Komunës.
1.Është shqyrtuar si Informatë raporti nga DUMM mbi mbrojtjen e mjedisit.
2.I është rekomanduar Kuvendit për miratim propozimi i DÇPJ dhe Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me investitorin privat, Rrustem Gjaferaj dhe përfitimi i dy lokaleve në pronësi të Komunës së Pejës.
3.Janë shqyrtuar rekomandimet dhe propozimet për ndryshim dhe miratim pas Konsultimit publik të Rregullores për taksa dhe tarifa Komunale në Komunën e Pejës.
4.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Qershor 2023.