Komiteti për Politikë e Financa në Komunën e Pejës mbajti takimin e radhës
Rendi i ditës ishte ky:
- Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të KPF-së i datës 19.06.2023.
- Shqyrtimi i informatës nga DKA për përfundimin e vitit shkollor, të testit të arritshmerisë dhe testit të maturës.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i Raportit të punës së Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë, Janar – Qershor 2023.
- Shqyrtimi i rekomandimeve për themelimin e grupit punues për hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës, për vitin 2024.
- Shqyrtimi i informatës mbi përformancen e Komunës së Pejës (janar-dhjetor 2022) dhe rekomandimi për Kuvend.
- Shqyrtimi dhe rekomandimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë, janar - qershor 2023.
- Shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore, të Komunës së Pejës për vitin 2022 dhe Plani i veprimit për të gjeturat e auditimit të vitit 2022.
- Shqyrtimi i Raportit informativ mbi funksionimin e Këshillave Lokale dhe rekomandimi për Kuvend.
- Shqyrtimi i rekomandimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Pejës, në shfrytëzim afatgjatë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë –Drejtoria Rajonale Pejë (për raste të veçanta pa procedura konkurrimi), ngastra kadastrale 456-5 me sipërfaqe prej 1300 m2, Z.K Bellopojë –Pronë e Komunës së Pejës.
- Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Shtator 2023.