Komiteti për Politikë e Financa në Komunën e Pejës mbajti takimin e radhës
Rendi i ditës ishte ky:
1.Prezantimi dhe Shqyrtimi i informatës për gjendjen ekonomiko-financiare në Komunën e Pejës.
2.Prezantimi dhe Shqyrtimi i raportit financiar të Komunës së Pejës për periudhën Korrik – Shtator 2023.
3. Prezantimi dhe Shqyrtimi i informatës nga drejtori i NPL Ambienti për gjendjen e grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Pejës.
4. Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën private të z. Afrim Broqi, me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë Lumit “Lumbardhë”.
5. Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme Komunale me pronën private të z. Skyfter Shkuliqi, me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë Lumit “Lumbardhë”.
6. Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Nëntor 2023.