Komiteti për Politikë e Financa në Komunën e Pejës mbajti takimin e radhës
Rendi i ditës ishte ky:
-Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryetarit për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të Avdyl Çetaj me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë Lumit “Lumbardhë” dhe ndërtimit të rrugës ‘”Maja Zezë” sipas PZHK-së.
-Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryesuesit për dhënien e autorizimit DKRS-së nga Kuvendi për publikimin e konkursit publik për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime.
-Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Kryesuesit për formim e komisionit të veçantë për ndarjen e titujve të nderit, dekoratave, mirënjohjeve dhe falënderimeve nga Kuvendi i Komunës Pejës.
-Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi realizimin e Planit të Prokurimit për vitin paraprak.
-Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës së Zyrës për Komunitete mbi procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin 2023 dhe Plani i Zyrës për Komunitete për 2024.
-Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Mars 2024.