Komuna e Pejës dhe Dhoma e Tregtisë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në zgjidhje të problemeve, si dhe në projekte të përbashkëta për të cilat Komuna e Pejës ka qenë dhe është në dispozicion deri më tani.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi theksoi s'e nënshkrimi i memorandumit është vetëm formalizim i bashkëpunimit afatgjatë me kryetarin dhe me Komunën e Pejës, sepse deri më tani me shumë sukses ju kemi asistuar bizneseve në tejkalim të sfidave të tyre.
Ofrimi i këshillave profesionale në fusha të ndryshme për bizneset anëtare të DHTIK, këmbimi i informacione nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare, si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesit kosovar, janë disa prej pikave, që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë me Komunën e Pejës.