Komuna e Pejës dhe Organizata “Toka” me Memorandum Mirëkuptimi

PejëPostuar: 14:22 / 02.06.2023

Ky memorandum ka për qëllim ofrimin të sa më shumë mundësive për të rinjtë e komunës së Pejës, që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe aktivizimin qytetar përmes Klubeve të Debatit në shkolla.

Të pranishmit i kanë përshëndetur Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega.

Projekti "Let's Debate Change" i përkrahur nga organizata zvicerane Solidar Suisse do të vazhdojë të implementohet nga TOKA, pas një viti të suksesshëm, në gjashtë komuna të Kosovës, duke përfshirë komunën e Pejës gjatë vitit 2023 dhe 2024.

Komuna e Pejës i mundëson stafit të organizatës TOKA qasje në shkollat e mesme të larta, shkolla e mesme ekonomike "Ali Hadri" dhe shkolla e mesme profesionale "Rifat Gjota" për realizim të projektit dhe aktiviteteve me Klubet e Debatit.