Komuna e Pejës mban takimin final të Dëgjimeve Buxhetore për Projekt-buxhetin për vitin 2024-2026
Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Rexhep Kurtbogaj, kurse një përmbledhje të planifikimeve buxhetore për vitin 2024 e bëri Drejtori i Financave Jeton Abazaj.
Në vazhdim të pranishmit prezantuan edhe disa ndryshime dhe kërkesa të banorëve që mundësisht të përfshihen në kuadër të Buxhetit final për 2024 para aprovimit në Kuvend.
Krejt në fund, Drejtori i Financave Jeton Abazaj premtoi se në konsultim edhe me Kryetarin dhe drejtorët kompetent do të bëjnë përpjekje që të përfshihen sa më shumë edhe kërkesat e reja dhe propozimet për plotësime dhe ndryshime, në mënyrë që kërkesat e qytetarëve të jenë sa më gjithëpërfshirëse në kuadër të investimeve kapitale në buxhetin e vitit 2024.
Takimi u shpallë i mbyllur dhe qytetarët njoftohen se Draft-Buxheti do të jetë publik në webfaqe zyrtare dhe është e hapur mundësia për kërkesa dhe rekomandime deri ditën e hënë me datë 18 shtator 2023, në emailat zyrtar të publikuara në webfaqen Zyrtare të Komunës së Pejës.