Komuna e Pejës me aktivitete të shumta shënoi 24 vjetorin e çlirimit

PejëPostuar: 16:17 / 16.06.2023

Në vazhdim në organizim të Kuvendit Komunal dhe në praninë e Kryetarit të Komunës, Drejtorëve, Asambleistëve, përfaqësuesve të bashkësive fetare, udhëheqës te Institucioneve të ndryshme, Kryetar të Komunave të regjionit dhe mysafirëve të shumtë mbajti seancë solemne për nderë te 24 vjetorit të çlirimit të Pejës.

Fillimisht mysafirët patën rastin te ndjekin një performancë artistike me valle kombëtare dhe me prezantimin e klarinetistit të mirënjohur pejan Sead Muqa - Sei.

Seancën Solemne e hapi me një fjalë rasti Kryesuesi i Kuvendit, Rexhep Kurtbogaj i cili i uroi të gjithë qytetarët e Pejës kudo që janë me rastin e 24 vjetorit të çlirimit të Pejës, për të vazhduar me nga një fjalë rasti me përfaqësuesit e partive Politike ne Kuvend: Dafina Draga-LDK, Drin Veselaj – AAK, Berat Ganiqi – VV, Fatime Shala – PDK dhe Skënder  Kandiq - Iniciativa Boshnjake.

Në vazhdim Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit Rexhep Kurtbogaj ju ndanë Titujt e nderit, Dekoratat dhe Mirënjohjet personaliteteve të ndryshme të cilët janë vlerësuar nga komisioni paraprak për kontributin e tyre për Pejën dhe qytetarët e saj.

Sot solemnisht u nderuan me Titullin:

Qytetar Nderi - Myvedete Gashi Daci -
Qytetar Nderi (shtetas i huaj) -  Hajriz Brcvak
Qytetar Nderi Post Mortum -  Binak S. Kastrati
Haxhi Zeka Post Mortum - Bardhyl B. Kelmendi
Azem Shkreli - Jeton Kelmendi
Azem Shkreli  - Indira A. Hoxha
Lekë Dukagjini - Arzen M. Bytyqi
Nderi i Qytetit (shtetas të huaj)-Simon John Hoopes dhe Christa Ellen Hoopes
Laureate për të Drejtat e Femrës - Shqipe Malushi
Mirënjohje Post Mortum - Ergyl Gafuri
Mirënjohje Post Mortum - Besim Sahatçiu
Mirënjohje Post Mortum - Shefqet J. Goga
Mirënjohje Post Mortum -  Istref Begolli
Mirënjohje Post Mortum -  Riza Smaka
Mirënjohje Post Mortum -  Sadri Tolaj
Mirënjohje Post Mortum -  Ahmet J. Gashi
Mirënjohje Post Mortum -  Valentin J. Domniku
Mirënjohje Post Mortum -  Hera Kelmendi Boletini
Mirënjohje Post Mortum -  Gëzim Sh. Shala
Mirënjohje Post Mortum -  Ymer U. Neziri
Mirënjohje Post Mortum -  Canë D. Kuçi
Mirënjohje - Florin Kelmendi
Mirënjohje - Muhamet Mala
Mirënjohje - Sejdi Berisha
Mirënjohje - Don Kelmend Spaqi

Seanca solemne u shpallë e mbyllur, për të vazhduar më pastaj me aktivitete të tjera të organizuara nga Komuna e Pejës.

Në nderim të të rënëve për liri, sot në parkun Karagaq të Pejës, është bërë inaugurimi i përmendoreve të Dëshmorëve të Kombit: Skënder Çeku, Agim Qelaj, Bekim Berisha – Abeja dhe Xhemajl Fetahaj.

Aktivitetet e Komunës së Pejës do të vazhdojnë edhe në mbrëmje me përurimin e hapësirave të masmedias INKLINK –Media, si dhe me hapjen solemne të hapësirës rekreative për moshën e tretë, aktivitete këto që zhvillohen në Shtëpinë  e Kulturës në Pejë.

Urime Pejë 24 vjetorin e çlirimit – Gëzuar qytetarë të Pejës kudo që jeni.