Komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Organizatën NGN
Projekti "Building Youth Innovation in Vitomirica", me shtytjen dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve në fushën e teknologjisë informative, mbështetjen e start-up-eve inovative, zhvillimin e kreativitetit te të rinjtë dhe mentorimin e tyre, si dhe krijimin e një hapësire punuese për të gjithë duke përfshirë të gjitha komunitetet.
Kjo marrëveshje, është vetëm gurthemeli i zhvillimit të qendrës inovative dhe bashkëpunimit mes Komunës së Pejës dhe NGN, gjithmonë me mbështetjen e partnerit tonë strategjik - Ambasadës së Amerikës në Prishtinë.
Shumë shpejtë rajoni i Pejës do të ketë një shtëpi për të rinjtë dhe zhvillimin e tyre, ndërsa po bëhen përpjekjet e duhura për të rivitalizuar qendrën sa më shpejtë, që është e mundur, njëherit duke përqafuar teknologjinë më të re të 5G.