Komuna e Pejës nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me CELIM në kuadër të nismës "NATURKOSOVO"
Gjatë takimit është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit (MM), ndërmjet Komunës së Pejës dhe Centro Laici Italiani Per Le Missioni në kuadër të nismës: "NATURKOSOVO": Kryeqyteti natyror dhe kulturor në Kosovë dhe zhvillimi i qëndrueshëm turistik i Via Dinarica".
Qëllimi i Memorandumit është të përcaktojë bashkëpunimin e ndërsjellë për suksesin e nismës "NATURKOSOVO" - Kryeqyteti Natyror dhe Kulturor i Kosovës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, si dhe zgjerimit të ndikimit të saj.
Projekti ka të bëjë me zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Kosovë duke përmirësuar shtegun Via Dinarica.
"NATURKOSOVO" do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë, për përmirësimin e burimeve kulturore, historike dhe natyrore për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshëm.
"NATURKOSOVO" ka filluar më 01.05.2022 dhe do të zgjasë 39 muaj për të përfunduar më 31.07.2025.