Kryetari Muhaxheri ka nënshkruar marrëveshjet me OJQ-të përfituese të subvencioneve për këtë vit
Gjatë takimit janë nënshkruar marrëveshjet për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit.
Komisioni për vlerësim në bazë të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik për OJQ-të, ka përzgjedhur listën, prej 6-të, projekteve për financim, siç janë:
1.Qendra për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara mentale - OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur".
2.Qendra e Kujdesit Ditor - "PEMA"- Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve - Ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale të strehimit dhe të rehabilitimit.
3.Handikos - Pejë - Shërbime cilësore për personat me aftësi të kufizuara.
4.OJQ "Duart Plotë Mëshirë" - Shërbime psikosociale për fëmijë me ngecje në zhvillim dhe të moshuarve, si dhe të sëmurëve pa përkujdesje adekuate.
5.Qendra për Mirëqenien e Gruas - Shërbime Rezidenciale dhe Reintegruese për gra dhe fëmijë.
6.Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve - Pejë - Shërbime Socio - Rehabilituese.