Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj, i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e është kënaqësi e veçantë t'i kemi përfaqësuesit dhe miqtë nga SHBA-të, për vizitë në qytetin tonë, të cilët i njoftoi se gjatë ditës së sotme do të kemi një agjendë me aktivitete atraktive.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ju uroi mirëseardhje në qytetin e Pejës, Kryetarit të qytetit Cedar Falls nga Ajova, Robert M. Green, Presidentit të Universitetit Veror të Ajovës, Dr.Mark A. Nook, Drejtorit të shkollës së Shkencave të Aplikuara Humane, Dr.Bill Henninger, Drejtuesit të Departamentit të Shkencave Politike, Dr.Scott Peters, Drejtoreshës për Rekrutim dhe Pranime Ndërkombëtare, Dr.Kristi Marchesani dhe Profesorit të Marketingut dhe Sipërmarrjes, z.Matt Wilson.
Në takimin e mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, delegacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bashkëbiseduar me Kryetarin Muhaxheri për tema të ndryshme, të cilat i forcojnë lidhjet tona ndërmjet dy vendeve, siç është promovimi i bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, të cilat ndërlidhen me dy vendet tona, kulturën tonë, kultin e mikpritjes së shqiptarëve, trashëgimitë natyrore të Kosovës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Fjalë rasti në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës kanë mbajtur Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka dhe Prorektorja për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë, Alma Shehu - Lokaj.
Gjatë ditës delegacioni nga Ajova kanë vizituar shkollën e muzikës “Halit Kasapolli", Patriarkanën e Pejës, po ashtu kanë vizituar bukuritë natyrore të Radavcit, shëtitoren buzë ujëvarës së Drinit të Bardhë, deri te shpella "Bukuroshja e fjetur".