Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim Komandant të KFOR-it
Kryetari Muhaxheri, iu uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, Komandantit Ristuccia dhe Kolonelit Vacca dhe theksoi s'e janë shumë të nderuar me vizitën e tyre në Komunën e Pejës, sepse bashkëpunimi i Komunës së Pejës gjatë këtyre 10 viteve ka qenë i shkëlqyeshëm me KFOR-in, por edhe me komunitetet joshumicë, që janë në Komunë.
Ne jemi shumë falënderues për bashkëpunimin dhe përkrahjen, që na e keni dhënë çdoherë e në veçanti KFORI italian.- tha ndër të tjera kryetari Muhaxheri.
Komandanti Ristuccia e falënderoj Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoi s'e motivi, që ka ardhur këtu për t'u takuar është arsyeja kryesore s'e Peja ka qenë komunë e qetë dhe shumë bashkëpunuese në të gjitha fushat, si dhe bashkëpunimet me Kryetarin dhe Komunën janë të shkëlqyeshme dhe ky është një kompliment për Ju.
Po ashtu, gjatë takimit është biseduar për çështje të ndryshme, të cilat janë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.