Kryetari Muhaxheri pjesë e Samitit të Katërt Global të Qyteteve të Forta në New York

PejëPostuar: 21:14 / 21.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Muhaxheri:

Sot, isha i nderuar të jem pjesë e Samitit të Katërt Global të Qyteteve të Forta, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mirëpritur nga Erik Adams, Kryetar i qytetit të Nju Jorkut.

Samiti mblodhi kryetarë të ndryshëm nga e gjithë bota për një program shumëdimensional, të krijuar për të shfaqur dhe ngritur kontributet e veçanta që kryetarët dhe qeveritë lokale kanë dhënë dhe mund të japin në parandalimin dhe reagimin ndaj niveleve në rritje të urrejtjes dhe ekstremizmit që çojnë drejt dhunës e cila prek komunitete në mbarë botën, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe duke mbrojtur demokracinë lokale.

Më shumë se 100 kryetarë dhe drejtues lokalë iu bashkuan Samitit, nga më shumë se 115 qytete nga 45 vende të ndryshme.

Samiti i Katërt Global i Qyteteve të Forta mbështetet nga Bashkimi Europian, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ministria Daneze e Punëve të Jashtme.

I juaji,
#GazMuhaxheri