Kryetari Muhaxheri priti në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili
PejëPostuar: 14:34 / 09.01.2024
Kryetari Muhaxheri, i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës z.Angılı dhe theksoi s'e jemi shumë të nderuar me vizitën tuaj në komunën tonë, ndërsa Ambasadori Angili e falënderoi për pritjen dhe theksoi s'e vizitën e parë për vitin 2024 e kam filluar me Komunën e Pejës.
Gjatë takimit është biseduar për qytetin e Pejës, Komunat e Turqisë me të cilat është e binjakëzuar Komuna e Pejës, shkollat, të cilat i kemi të binjakëzuara me shkollat në Turqi, po ashtu është biseduar për zhvillimin ekonomik, pastaj për prioritetet në fushën e kulturës, turizmit, bujqësisë etj.