Kryetari Muhaxheri priti në takim komandantin e KFOR-it RC-W, kolonel Gabriele Vacca
Kryetari Muhaxheri, i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës, z.Vacca, të cilit i uroj suksese në detyrën dhe përgjegjësinë, që e ka marrë, po ashtu theksoi s'e bashkëpunimi me KFOR-in italian do të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje të ndryshme, të cilat do të jenë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.
Koloneli Vacca e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoi se është shumë i lumtur, që jam sot këtu dhe kam pas dëshirë të takohem zyrtarisht me juve, sepse Peja është si pikë referuese e jona. Jam shumë i lidhur me Pejën është hera e katërt, që jam në Kosovë, ndërsa për herë të parë kam qenë këtu në vitin 2001 dhe ndër vite e kam parë ndryshimin e mirë, pra Peja është shembull për të gjitha komunat e tjera, është shembull i progresit, i bashkëjetesës, është shembull ndërfetar dhe mund të themi s'e në Pejë çdo gjë funksionon mirë. Me 15 nëntor do të organizojmë një takim me të gjithë përfaqësuesit e komunave, por do të ftojmë edhe mysafirë të jashtëm për të pasuruar edhe më shumë bisedën dhe bashkëbisedimin për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre.