Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e Nilüferit nga Turqia, Hasan Karadayi

PejëPostuar: 18:26 / 20.11.2023

Kryetari Muhaxheri, i uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës z.Karadayi me bashkëpunëtorë dhe theksoi s'e janë shumë të nderuar me vizitën e tyre në këtë komunë, ndërsa Kryetari Karadayi e falënderoi për pritjen dhe theksoi se është hera e parë, që vije në Kosovë, por se për Pejën ka dëgjuar se është qytet i bukur dhe me të vërtetë qenka i bukur.

Gjatë takimit është biseduar për qytetin e Pejës dhe Nilüferit, numrin e banorëve, sipërfaqen, shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Pejës, ku 6 prej shkollave i kemi të binjakëzuara me shkollat në Turqi, numrin e nxënësve, po ashtu kanë biseduar për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, stimulimin e ideve për të ardhmen, prioritetet në fushën e bujqësisë, turizmit, kulturës etj.