Kryetari Muhaxheri priti në takim përfaqësues nga Shoqata e Pensionistëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës/FSK dhe Simpatizantëve - ELITA
PejëPostuar: 14:18 / 17.11.2023
Gjatë takimit është diskutuar për aktivitetet e shoqatës dhe janë shpalosur mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga Komuna e Pejës në të ardhmen.
Kryetari Muhaxheri dhe Nënkryetari Asllani kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të ofruar mbështetjen e nevojshme për iniciativat dhe projektet e shoqatës.
Takimet e tilla shërbejnë si platformë për dialog dhe koordinim të veprimeve në përputhje me nevojat dhe synimet e qytetit tonë.