Mbahet Konsultimi Publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore në Komunën e Pejës
Takimin e hapi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, Rexhep Kurtbogaj, kurse pastaj fjalën e mori Drejtori i Financave, Jeton Abazaj i cili në prani të Kryetarëve të Këshillave Lokale dhe të qytetarëve të interesuar e prezantoi buxhetin dhe kapacitetet buxhetore që komuna e Pejës i ka për investime kapitale dhe kërkoi nga Kryetarët e Këshillave Lokale që ti specifikojnë prioritetet bazuar në nevojat dhe kërkesat e banorëve me qëllim që investimet të shkojnë në vendin e duhur sipas prioriteteve.
Më pastaj Kryetarët e Këshillave Lokale dhe disa qytetarë i prezantuan kërkesat dhe nevojat e tyre.
Në fund, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, prezantoi projektet qe janë duke u realizuar këtë vit dhe për shumë të tjera që do të futen si prioritete në buxhetin e vitit të ardhshëm. Po ashtu i inkurajoi Kryetarët e Këshillave Lokale dhe qytetarët e tjerë që të nxjerrin prioritetet e tyre dhe ti prezantojnë në takimet e Dëgjimeve Buxhetore që do te mbahen gjatë muajve Korrik dhe Gusht, sepse bazuar në ato kërkesa do të hartohet buxheti i Komunës së Pejës për vitin 2024.