Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Pejës
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të Kuvendit të Komunës së Pejës nga seanca e datës 27.10.2023 dhe seanca e datës 27.11.2023.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i projektit "Harta Zonale e Komunës së Pejës 2023-2031", pas dhënies së pëlqimit nga MMPHI.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr. 46-2023 mbi miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me personin privat, me numër të protokollit 400/01-42458, të datës 31.05.2023.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr. 20-2021 mbi miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private për rregullimin dhe formimin e rrugës në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës, me numër të protokollit 463/01-46215, të datës 31.05.2021.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Shkelzen Kelmendi me qëllim të ndërtimit të rrugës në fshatin Zahaq sipas PZHK-së.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Frashër Çeku me qëllim të realizimit të zgjerimit të sipërfaqes për varrezat e qytetit të Pejës.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Sami Çeku me qëllim të realizimit të zgjerimit të sipërfaqes për varrezat e qytetit të Pejës.
8.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për listat e pronave komunale, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim për vitin 2024.
9.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KKSB-së, për vitin 2024.
10.Shqyrtimi dhe miratimi i Vendimit për shfuqizimin e Vendimit Nr. 77/2022 mbi Miratimin e Planit të Integritetit 2023-2027 në Komunën e Pejës, me numër të protokollit 01/016/01/124398, të datës 28.12.2022.
11.Shqyrtimi i informatës mbi Planin paraprak të Prokurimit Publik 2024.
12.Shqyrtimi i raporteve informative të Komiteteve dhe Komisioneve të Kuvendit:
1.Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik.
2.Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.
3.Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Ambientit.
4.Komiteti për Shëndetësi.
5.Komiteti për Urbanizëm.
6.Komiteti për Arsim.
13.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
14.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.