Mbahet sesion informues për fermerë dhe agrobiznese në Komunën e Pejës
PejëPostuar: 14:06 / 08.11.2023
I pranishëm në sesionin informues ka qenë Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, Tahir Shala.
Të pranishmit u njoftuan lidhur me Programin për Zhvillim Rural - 2023.
Masa 1 - Investimet në asetet fizike të ekonomive bujqësore;
Masa 3 - Investimet në asetet fizike, në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore;
Masa 7 - Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit;
Masa 5 - Zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal - Qasja Leader.