Mbahet takimi i parë i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës për vitin 2024
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 28.12.2023.
2.Propozimi i Izet Kojić për zgjedhjen e Zëvendëskryesuesit të Kuvendit nga radhët e Komuniteteve, Skender Kandić.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Drejtorisë së Arsimit në Pejë për formimin e komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve të institucioneve publike edukativo - arsimore në Komunën e Pejës.
4.Shqyrtimi i informatës së Kryetarit mbi gjendjen ekonomiko-financiare të Komunës së Pejës.
5.Shqyrtimi i informatës së Komandantit të Stacionit të Policisë në Pejë, Idriz Atashi mbi gjendjen e sigurisë në Komunën e Pejës.
6.Shqyrtimi i informatës mbi planifikimin e prokurimit për vitin 2024.
7.Shqyrtimi i raportit informativ të të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar - dhjetor 2023.
8.Shqyrtimi i informatës së Kryetarit mbi planin e punës së ekzekutivit për vitin 2024.
9.Shqyrtimi i informatës mbi raportin vjetor të Komunës së Pejës për vitin 2023.
10.Shqyrtimi i raportit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi - KKSB për vitin 2023.
11.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
12.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.