Mbahet takimi i radhës i Komitetit për Politikë e Financa në Komunën e Pejës
Rendi i ditës ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Buxhetit të Komunës së Pejës 2024-2026.
2. Shqyrtimi dhe rekomandimi i propozimit të Drejtorisë se Administratës dhe Kryetarit të Komunës së Pejës për kompensimin e kryesuesve të Këshillave Lokale për vitin 2023.
3. Shqyrtimi dhe rekomandimi për miratim i Raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet 24.06.2023 në Komunën e Pejës.
4. Shqyrtimi i propozimit dhe rekomandimi për dhënie në diskutim publik i draft - Rregullores (KPE) për Plotësimin e Kushteve Minimale Higjienike, Teknike dhe Sanitare për Lokalet Afariste në Territorin e Komunës së Pejës.
5. Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët.
Takimi i radhës i KPF-së pritet të mbahet në muajin Tetor 2023.