Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Pejës
Takimin e hapi koordinatori i KKSB, Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoi pjesëmarrjen e prezantoi rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Ky takim, i dedikohet gjendjes aktuale në komunë, gjendjes dhe përmirësimit të sigurisë së qytetarëve në komunën e Pejës, përmasat zhvilluese të pandemisë COVID-19-të, për periudhën 2021-2022, gjendja me barna dhe material esencial në QKMF, QMF, AMF, si dhe sjellja e mjekëve dhe asistentëve në institucione dhe ordinanca mjekësore - Kodi i Etikës.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka raportuar për gjendjen aktuale në komunë, për punët, të cilat janë duke u bërë në qytet, siç janë: rregullimi i gropave në asfalt kryesisht në qendër, në rrugë të spitalit, në rrugë te stacioni i trenit, në rrugët kryesore të qytetit, sa i përket ndriçimit publik kemi intervenuar në disa fshatra, ndërsa tash jemi në fazën e projekteve, dy shtëpi të fshatit, që janë për t'u ndërtuar, dy salla të sportit, qendra për qentë endacak, po ashtu janë duke u bërë projekte për dy ura, pastaj është duke u intervenuar në kanale, të cilat janë të dëmtuara, është duke u punuar në murin e lumit, asfaltimin e rrugëve, në kanale të ujitjes, penda, kanalizime etj.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Nue Nikolla ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Pejë.
Dr.Arijeta Musliqi ka raportuar për përmasat zhvilluese të pandemisë COVID-19-të, për periudhën 2021-2022, si dhe gjendjen me barna dhe material esencial në QKMF, QMF dhe AMF.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.