Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Pejës
Takimin e hapi Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Ky takim i dedikohet gjendjes specifike të sigurisë në tërë territorin e Komunës së Pejës, gjendjes në shkolla, situatës së zhvillimit të procesit arsimor, si dhe përgatitjet për procesin e përmbylljes së vitit kalendarik shkollor 2022/2023.
Për çështje të sigurisë, para anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, përveç Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Komandantit të Stacionit të Policisë në Pejë, Nue Nikolla kanë prezantuar edhe autoritete përgjegjëse nga MPB dhe UNDP.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka raportuar për gjendjen aktuale në komunë, ku mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, po e mbajmë pas një situate shumë të vështirë në Komunën e Pejës, ku si pasojë e këtyre vërshimeve, të cilat ndodhen këto ditë në qytetin tonë e humbën jetën dy qytetarë. Reshjet, të cilat ndodhen nuk mbahen mend, që kanë ndodhur më parë dhe kanë qenë të papërballueshme. Për momentin jemi duke u marrë me sanimin e dëmeve, ku komisioni për vlerësimin e dëmeve është krijuar dhe deri më tani janë paraqitur 160 kërkesa, por sigurisht ditëve në vijim do të ketë më shumë kërkesa.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Nue Nikolla ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Pejë.
Fushatën për Parandalimin e të Shtënave Festive e kanë prezantuar, Zëvendësministri i MPB, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, Blerim Gashani, Këshilltarja e Ministrit të MPB, Nora Fetoshi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Shefki Abdullahu, Kryeinspektori në Menaxhim të Emergjencave, Kastriot Lajqi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, Begishe Krasniqi, si dhe përfaqësues nga UNDP.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega ka raportuar për gjendjen në shkolla, situatën e zhvillimit të procesit arsimor, si dhe përgatitjet për procesin e përmbylljes së vitit shkollor 2022/2023.
Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve në KKSB, Arta Kollqaku ka raportuar për aktivitetet e Këshillit të Prindërve në KKSB.
Prenda Dodaj - Krasniqi ka raportuar për ndikimin e psikologut në shkolla për të ndihmuar nxënësit në aspektin e sjelljes dhe mësimit.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.