Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Pejës
Takimin e hapi Nënkryetari i Komunën se Pejës, Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Kjo mbledhje i dedikohet gjendjes aktuale në komunë, gjendjes së sigurisë po ashtu në komunë, gjendja në shkolla dhe fillimi i vitit kalendarik shkollor, sanimi i rrugëve - probleme me infrastrukturën rrugore në disa pjesë (dëmtime, gropa në rrugët e qytetit dhe fshatrave).
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka raportuar për gjendjen aktuale në komunë, për investimet sipas planifikimeve dhe për sanimet e dëmeve qe janë ber nga vërshimet e fundit ne Komunën e Pejës. Nga 144 Procedura te prokurimit për 2023,prej tyre 131 janë ose te përfunduara ose ne procedura te përfundimit. Jemi ne procedura te hapjes, thëllimit dhe rregullimit te atyre kanaleve qe po shkaktojnë vërshime. Jemi ne përfundim te Ndërtimit dhe renovimit te Shkollave te parapara për këtë vit dhe po ashtu jemi ne përfundim te kanaleve te ujitjes se tokave bujqësore te planifikuara për 2023.
Për çështje të sigurisë, para anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ka raportuar Kapiteni i Stacionit të Policisë në Pejë, Prek Tuna.
Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, Naser Gega ka raportuar për gjendjen në shkolla, situatën e zhvillimit të procesit arsimor, situatën me furnizim me libra shkollor, si dhe fillimin me kohë të vitit shkollor 2023/2024.
Drejtori i Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, Agron Nikqi e ka prezantuar gjendjen e infrastrukturës rrugore ne qytet dhe ne fshatra si dhe përkushtimin e nevojshëm për riparimet e dëmeve qe po i shkaktojnë kushtet atmosferike dhe operatoret e ndryshëm si KEDS, Hidrodrini dhe disa operator privat, si dhe mirëmbajtja e ndriçimit publik qe është një sfidë ne vete.
Në vazhdim anëtarët paraqiten shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.