Mbahet takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Pejës
Takimin e hapi Koordinatori i KKSB-së, Fatmir Asllani, i cili pasi e konfirmoj pjesëmarrjen e prezantoj edhe rendin e ditës, i cili u aprovua nga anëtarët e rregullt.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i përshëndeti të pranishmit, si në çdo takim të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) edhe sot do t'ju njoftoj për gjendjen e investimeve në Komunën e Pejës, pra është fundi i vitit dhe procedura të prokurimit kanë mbetur edhe dy, që të përfundohen të gjitha, por shpenzimi buxhetor këtë vit ka qenë i vogël, por mund të them, që vetëm Drejtoria për Bujqësi këtë vit ka arritur të realizojë 100 përqind investimet kapitale, por edhe subvencionet, po ashtu i njoftoj edhe për punët e tjera, të cilat janë duke u zhvilluar.
Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Nue Nikolla ka raportuar për gjendjen e sigurisë në Pejë.
Drejtoresha e Drejtorisë së Inspekcionit në Pejë, Edonjeta Berisha ka folur për shitjen dhe blerjen e ushqimit të përditshëm, prodhimit të pakontrolluar dhe datat e skaduara të prodhimeve.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi në Komunën e Pejës, Tahir Shala dhe Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve, Sportiv, Rekreativ "Trofta" kanë folur për mbrojtjen e lumenjve, që rrjedhin në Komunën e Pejës, vërshimet në stinët e të reshurave dhe prerjen ilegale të pyjeve.
Drejtori i Drejtorisë për Emergjenca në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka folur për fatkeqësitë natyrore, vërshimet, erërat e forta, bllokimin e kanaleve dhe gjelbërimin.
Drejtori i Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në Komunën e Pejës, Agron Nikçi ka folur për organizimin dhe mbikëqyrjen e zhbllokimeve të rrjetit të kanalizimit atmosferik.
Drejtoresha e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Pejës, Arta Vokshi - Nallbani ka folur për planifikimin hapësinor, menaxhimin dhe monitorimin e mbrojtjes së mjedisit, ruajtjen e sipërfaqes gjelbëruese.
Koordinatori i KKSB-së, Fatmir Asllani ka prezantuar Draft-Planin e Punës së KKSB-së për vitin 2024.
Në vazhdim anëtarët kanë paraqitur shqetësimet dhe kërkesat e tyre bazuar në nevojat e komuniteteve, që ata i përfaqësojnë.