Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë - Drejtoria Rajonale në Pejë (për raste të veçanta pa procedura konkurrimi), ngastra kadastrale 456-5 me sipërfaqe prej 1300 m2 ZK Bellopojë- pronë e Komunës së Pejës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Draft - Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës në Pejë për vitet 2024-2026.
3.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin 2022 dhe plani i veprimit për të gjeturat e auditimit të vitit 2022.
4.Rishqyrtimi dhe miratimi i Rregullores Nr.02-2023 për taksa komunale të datës 31.05.2023, kërkesës
së MAPL-së, Nr.43-476/3, të datës 29.06.2023, për rishqyrtim të aktit në fjalë.
5.Përzgjedhja e përfaqësuesve të Komiteteve Komunale në Komunën e Pejës, siç janë:
5.1.Komiteti Konsultativ për Zhvillim Ekonomik.
5.2.Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Ambientit.
5.3.Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara.
6.Shqyrtimi dhe miratimi i grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2024.
7.Shqyrtimi i informatës nga DKA për përfundimin e vitit shkollor, testit të arritshmërisë dhe testit të maturës.
8.Shqyrtimi i raportit të punës së Kryetarit të Komunës për gjashtëmujorin e parë 2023.
9.Shqyrtimi i informatës mbi performancën e Komunës së Pejës për muajt janar-dhjetor 2022.
10.Shqyrtimi i raportit të të hyrave dhe shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë, janar - qershor 2023.
11.Shqyrtimi dhe rekomandimi i raportit informativ mbi funksionimin e Këshillave Lokale.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
13.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin shtator 2023.