Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Planit Komunal për Riintegrimin e Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Pejës 2023 - 2025.
2.Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit 2023-2027.
3.Shqyrtimi dhe miratimi pas diskutimit publik i Rregullores për taksa komunale në komunën e Pejës.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të DÇPJ dhe kryetarit të komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me investitorin privat z.Rrustem Gjaferaj dhe përfitimi i dy lokaleve në pronësi të komunës së Pejës.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve dhe rekomandimeve të komisionit për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime .
6.Informatë nga DUMM mbi mbrojtjen e Mjedisit.
7.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
8.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet muajin e ardhshëm.