Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Është mbajtur një minutë heshtje, në nderim të viktimave, nënës, Mirsada Ademaj dhe djalit të saj, Dion Ademaj, të cilët e humbën jetën, si pasojë e vërshimeve, të cilat kanë ndodhur ditën e shtunë në Komunën e Pejës, më datë 24.06.2023.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj e përshëndeti anëtarin e Asamblesë Regjionale, Scone, Malmo, Suedi, Kamer Bytyqi, i cili ka qenë mysafir në Kuvendin e Pejës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi i informatës nga DZHE për zhvillimin ekonomik dhe turizmin.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i transferit buxhetor në kategorinë e shpenzimeve kapitale.
4.Shqyrtimi dhe miratimi për dhënie në diskutim publik i Draft - Planit të Punës për Ekipin Komunal për të Drejtat e Fëmijës, Pejë 2024-2026.
5.Informatë për gjendjen aktuale të shkaktuar nga vërshimet e datës 24.06.2023, në Pejë.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.