Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të Komunës së Pejës 2024-2026;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e datës 24.06.2023 në Komunën e Pejës;
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit për dhënien në diskutim publik të draft - rregullores (KPE) për plotësimin e kushteve minimale, higjienike dhe teknike, si dhe për lokalet afariste në territorin e Komunës së Pejës;
4.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për buxhetim për projektin "Përkrahja e fermerëve në perimekulturë - ngritja e serave me participim", sipas marrëveshjes për bashkëfinancim në mes të Komunës së Pejës dhe Organizatës Islamic Relief Worldwide - Zyra në Kosovë;
5.Informatë për fillimin e vitit shkollor 2023-2024 në Komunën e Pejës.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin tetor 2023.