Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi i transkriptit - procesverbalit të Kuvendit të Pejës nga seanca e Kuvendit të Pejës e datës 29.09.2023;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit pas diskutimit publik i Draft-Rregullores (KPE) për plotësimin e kushteve minimale, teknike për lokalet afariste në territorin e Komunës së Pejës;
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Afrim Broqi me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit "Lumbardhë";
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën private të z.Skyfter Shkuliqi me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit "Lumbardhë";
5.Rishqyrtimi dhe miratimi i Vendimit nr.20-2023 mbi miratimin e planit të veprimit mbi cilësinë e ajrit të datës 31.05.2023, kërkesës së MMPHI me Nr. 3110-2/23 të datës 23.06.2023, për rishqyrtim të aktit në fjalë;
6.Shqyrtimi i informatës për gjendjen ekonomiko-financiare në Komunën e Pejës;
7.Shqyrtimi i raportit financiar të Komunës së Pejës për periudhën korrik-shtator 2023;
8.Shqyrtimi i informatës për NPL "Ambienti" lidhur me gjendjen e grumbullimit të mbeturinave në Komunën e Pejës.
Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët në atë renditje, siç janë pranuar.
Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin nëntor 2023.