Në Pejë është mbajtur sesioni informues për skemën e granteve për gratë në sektorin e bujqësisë
Veprimi, që do të zbatohet nga CARE, do të kontribuojë në një zhvillim më të barabartë dhe gjithëpërfshirës socio-ekonomik në zonat rurale të Kosovës dhe do të rrisë përfshirjen ekonomike dhe sociale të grave rurale të Kosovës duke përmirësuar konkurrencën e bizneseve të tyre dhe kapacitetin e tyre të pjesëmarrjes qytetare.
Projekti pritet të kontribuojë në këto rezultate, siç janë:
1.Bizneset rurale të udhëhequra nga gratë janë të pajisura për të prezantuar zgjidhje të qëndrueshme financiare, mjedisore, si dhe për të përmirësuar pozicionin e tyre në treg, nëpërmjet një skeme financiare dhe asistencës teknike.
2.Gratë nga zonat rurale janë të vetëdijshme për të drejtat e tyre ekonomike, sociale, si dhe pajisen
me kapacitete dhe mundësi për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse lokale.
3.Njohja e gjerë e rolit të grave në zonat rurale të Kosovës përmes promovimit të praktikave më të
mira të projektit dhe tregimeve të suksesit.
Ky program është një mundësi unike për gratë në bujqësi për të ngritur kapacitetet e tyre prodhuese
dhe përpunuese, si dhe ka një qasje të orientuar nga tregu, që vjen si rrjedhojë e kërkesave të tregut dhe të trendeve globale.