Në Pejë hapet pika e re për pagesa të faturave të ujit

PejëPostuar: 12:27 / 05.07.2023

Në kuadër të rritjes së performancës në shërbim të konsumatorëve, për të qenë sa më afër dhe për të lehtësuar procedurat, KRU 'Hidrodrini', ka hapur Sportelin e ri në objektin komunal të komunës së Pejës!

Sporteli ndodhet në katin përdhesë, ngjitur me sportelet shërbimeve të Tatimit në Pronë!

Orari: Çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00!

Me respekt:
Zyra për Media e KRU 'Hidrodrini'-Pejë