Në Pejë inaugurohet projekti efiçient (pompa termike) mbështetur nga KFORI-Italian
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Komandanti i Komandës Regjionale - Perëndim, Kolonel Gabriele VACCA dhe Togeri i Shkallës së Parë, Saverio RUGGIERO, Shef i CIMIC-ut, si dhe Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, z.Petrit Loci kanë bërë inaugurimin e investimit në sistemin e ngrohjes me pompa termike, në Qendrën e Mjekësisë Familjare 5, në "Fidanishte".
Drejtori Loci theksoi se ky investim është bërë nga KFOR-i Italian , të cilët i falënderoj për donacionin e dhuruar, i cili është një investim i duhur, sepse funksioni i këtyre pompave termike është të kursejnë energjinë elektrike dhe ngritjen e cilësisë së ngrohjes për stinën e dimrit. Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha donacionet, që i keni dhuruar deri më sot për qytetarët e Pejës.