Në Pejë mbahet takimi punues për masat parandaluese nga zjarri i ngritur

PejëPostuar: 16:53 / 20.07.2023

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi theksoi s'e në këtë takim jemi dakorduar, që aktivitetet tona të bashkërenditen në rast të ndonjë paraqitje të zjarrit, në mënyrë, që të reagojmë me sukses dhe të parandalohet ndonjë përshkallëzim i mundshëm i zjarrit nga temperaturat e larta në ditët e sotme, po ashtu ju bëjmë thirrje qytetarëve të Komunës së Pejës, që të shtohet kujdesi në këto ditë me temperatura të larta nga pakujdesia për ndonjë zjarr të mundshëm të shkaktuar nga faktori njeri dhe qytetarët nëse shohin ndonjë paraqitje të zjarrit le të lajmërojnë me kohë në numrat emergjent, siç janë:

112-Qendra e Thirrjeve Emergjent.
193-Shërbimi i Zjarrfikësve.
192-Policia e Kosovës.
194-Urgjenca Mjekësore.