Nënshkruhet marrëveshje mes Komunës së Pejës dhe Provincës së Kozencës
“Kjo marrëveshje, nënshkruar nga unë si Kryetar i Komunës së Pejës dhe Rossaria Succuro, si Presidente e Provincës së Kozencës, Kalabri, shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të vlerave tona.
Marrëveshja synon të zhvillojë dhe të forcojë lidhjet në fusha të ndryshme si kultura, turizmi, sporti dhe rinia. Në veçanti, synon të promovojë projekte të përbashkëta, duke vendosur theksin në vullnetarizmin si një mjet për përparimin e këtyre sektoreve.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje poashtu thekson rëndësinë e nismave që frymëzojnë arsimin, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik, si dhe ruajtjen e mjediseve kulturore dhe turistike.
Kjo përshkruan një hap të rëndësishëm drejt thellimit të lidhjeve të dy qyteteve tona, duke hapur rrugën për bashkëpunim më të madh dhe zhvillim të përbashkët në të ardhmen.” – ka shkruar kryetari Muhaxheri.