Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Komunën e Pejës
Marrëveshja e Mirëkuptimit për Institucionalizimin e Mekanizmit Koordinues Komunal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Mënyrën e Funksionimit të tij në Komunën e Pejës është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Policia e Kosovës e përfaqësuar nga Komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Kapiten, Idriz Atashi, Prokuroria Themelore e Pejës e përfaqësuar nga Prokurorja, Lumturije Hoxha, Gjykata Themelore e Pejës, dega në Pejë e përfaqësuar nga Gjykatësi Mbikëqyrës, Musë Povataj, Zyra për Mbrojtje të Viktimave e përfaqësuar nga Demë Hasanaj, Zyra për Ndihmë Juridike Falas e përfaqësuar nga Fane Bërdynaj, Qendra për Punë Sociale e përfaqësuar nga Drita Kelmendi - Kukaj, Zyra për Barazi Gjinore e përfaqësuar nga Sabina Sabanovic, Drejtoria Komunale për Arsim e përfaqësuar nga Naser Gega, Drejtoria Komunale për Shëndetësi e përfaqësuar nga Petrit Loci, Drejtoria për Mirëqenie Sociale e përfaqësuar nga Albulena Mujaj-Bajraktaraj, Qendra e Shëndetit Mendor në Pejë e përfaqësuar nga Nysret Pepaj, Zyra Komunale për Punësim e përfaqësuar nga Besiana Lluka, Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim e përfaqësuar nga Gani Toska, Strehimorja në Pejë e përfaqësuar nga Ardita Ramizi - Bala, Shërbimi Sprovues e përfaqësuar nga Drita Hakaj, Qendra e Mjekësisë Familjare e përfaqësuar nga Arjeta Musliqi dhe Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini dhe Sport e përfaqësuar nga Xhenet Syka - Kelmendi.
Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi s'e sot me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit bëjmë hapjen simbolike dhe aktivitetin e parë të fushatës "16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore", e cila me vite shënohet në Komunën e Pejës, ndërsa objekti i Memorandumit të Mirëkuptimit është koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve përgjegjëse në Komunën e Pejës për trajtimin e çështjeve të dhunës në marrëdhëniet familjare nëpërmjet institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues, si dhe përmirësimit të nivelit të sigurisë dhe efikasitetit për parandalimin, trajtimin dhe riintegrimin e rasteve të dhunës në familje, duke siguruar vazhdimësi mirëqenie për këtë kategori të personave, të cilët janë viktima të dhunës në familje, përmes institucionalizimit të Mekanizmit Koordinues dhe monitorimit të zbatimit të politikave.