Nga e hëna shërbimi për qytetarë në Komunën e Pejës me orar të pandërprerë

PejëPostuar: 00:18 / 07.07.2023

Njoftimi i plotë nga Komuna e Pejës:

Duke u bazuar në fluksin më të madh të qytetarëve, ardhjes së bashkatdhetarëve, me inicimin e Drejtorisë për Administratë, përkatësisht Drejtoreshës së Drejtorisë për Administratë, Nita Panduri-Mullarama, Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka lëshuar Vendimin, që të punohet me orar të pandërprerë, 8 orë, nga ora 08:00 deri në ora 16:00, pra do të punohet edhe gjatë kohës së pauzës.

Kohëzgjatja e këtij Vendimi është nga data 10.07.2023 deri më 31.08.2023.