Njoftim nga Komuna e Pejës lidhur me paraqitjen e kërkesave për dëmet e shkaktuara nga vërshimet
PejëPostuar: 13:35 / 26.06.2023
Njoftimi i plotë nga komuna e Pejës:
Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës,
Pas dëmeve të konsiderueshme nga vërshimet e datës 24.06.2023, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Administratë njofton qytetarët, që sporteli numër 4, pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, është dedikuar veçanërisht për pranimin e kërkesave për dëmet e shkaktuara.
Kërkesat e pranuara janë të liruara nga pagesa.
Nita Panduri - Mullarama
Drejtoreshë e Drejtoratit për Administratë
Komuna e Pejës