Njoftim nga Komuna e Pejës për ndryshim qarkullimi në trafik

PejëPostuar: 19:09 / 22.06.2023

Njoftimi i plotë:

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- stacioni në Pejë, ju njoftojnë se që nga data 25.06.2023, ditë e dielë deri me datë 02.07.2023 , do të fillojnë me fazën testuese për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet njëkahore ne disa rrugë lokale në qytet.

Ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorrike.