Njoftim nga Komuna e Pejës për ndryshim trafiku në disa rrugë lokale

PejëPostuar: 16:16 / 07.07.2023

Komuna e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- stacioni në Pejë, ju njoftojnë se që nga data 09.07.2023 ditë e diele deri me datë 16.07.2023 , do të fillojnë me fazën testuese për ndryshimin e qarkullimit në trafik në drejtimet një-kahore ne disa rrugë lokale në qytet.

Ky plan ka për qëllim realizimin e qarkullimit sa më të lehtë dhe evitimin e ngarkesave në trafikun urban nga mjetet motorike.